Es-Selamu Alejkum Mir se vini ne www.pendimi.at.ua
Main | Publisher | Registration | Login
 
E merkurë, 2024-05-01, 19:58
Welcome Guest | RSS
Meny
Video-Random
New Page 1
Mini chat
200
Top Lidhje
New Page 1
Radio PendimiXhamia El-Kalem
Foto i Radhës
Video i Radhës
Statistik

Gjithsej Online 1
Mysafirë 1
Antarë 0
Main » Articles » Per Motra

Cila është vajza më e bukur?
Me qenë e veçantë…, me arritur shumë…, me pëlqyer vetën…, bukuria…, gjëra, të cilat çdo vajzë dëshiron t’i posedojë dhe t’i arrijë. Mirëpo, a e ka pyetur ajo ndonjëherë veten e saj se çka është bukuria dhe cilat janë tiparet që cilësojnë një vajzë të bukur?

 

Nëse një vajzë e percepton veten e saj si të bukur atëherë kjo është dhunti nga dhuntitë e Zotit {s.w.t} që një njeri të perceptojë veten si të bukur. Vajza fillon ta dojë veten. Përmes kësaj ajo zgjedh rrugën e drejt për veten e saj…, rrugë e të qenurit e veçantë e produktivitetit...
Të pëlqyerit dhe respektuarit vetes është diçka e rëndësishme në jetën e saj. Vajza lirshëm le të kujdeset për bukurinë, në mënyrë që arritjet dhe produktiviteti i saj të gjejnë shprehje në një mënyrë të bukur.
I Dërguari i Allahut {s.a.w.s} na fton në të bukurën. Kjo nuk është për t’u habitur për të Dërguarin tonë, i cili na ka mësuar për çdo gjë në jetën tonë. Ai në udhëtimet e tij {s.a.w.s} gjithnjë strehohej nga situata të cilat kishte diçka të shëmtuar…, për arsye se diçka e tillë ndikon në gjendjen shpirtërore të njeriut dhe përmes saj zvogëlohet apo humbet tërësisht produktiviteti… Si duket gjendja jote kur shikon diç të bukur qoftë kodra, pemë dhe lumenj? A nuk e ndjen fuqinë dhe gatishmërinë për aktivitete dhe guxim?

Cilat përmasa i ka Bukuria?
Bukuria është e rëndësishme në jetën e njeriut. Secili nga ne e kërkon atë.
Për këtë Allahu {s.w.t} iu ka japë njerëzve një formë të bukur.
Mirëpo çka është një formë e bukur? A janë një invalid dhe një i verbër të bukur?
Po, për arsye se çdo njeri është i bukur edhe nëse ka të ”meta” trupore.
I verbëri ka mundësi përmes të prekurit të perceptojë të bukurën. Ne mund t’i parashtrojmë vetes pyetjen “a dashuron një i verbër?” - përgjigjja është po, sepse dashuria nuk lindë vetëm nga fuqia e të pamurit!
Dashuria i ka tre mundësi: dashuria e syve, e mendjes dhe e shpirtit. Pra, të verbëtit i ikën vetëm 1/3 ndërsa 2/3 ai i posedon.
A është bukuria e rëndësishme njësoj si për femra ashtu edhe për meshkuj?
Kur neve flasim për bukurinë atëherë ne nënkuptojmë që kjo tematikë është e rëndësishme si për femra ashtu edhe për meshkuj.
I dërguari i Allahut {s.a.w.s} thotë: “Me gruan lidhet kurorë për katër gjëra: për pasurinë, për fisin, për bukurinë dhe për besimin. Ti gjeje atë që është besimtare do të bëhesh i lumtur”.
I dërguari i Allahut {s.a.w.s} ka potencuar këtu që bukuria te njerëzit është e rëndësishme. Ai ka thënë që meshkujt dëshirojnë t’i martojnë femrat për shkak të bukurisë, si qëndron puna te femrat? Përse për meshkujt ai {s.a.w.s} ka thënë që “Kur t’iu vjen ndonjëri, të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, veçoritë e karakterit, me qëllim për t’iu martuar, atëherë martoje atë…”
Përse ai [s.a.w.s} i ka kufizuar cilësitë e një mashkulli në tipare të besimit dhe tiparet e karakterit?
Për arsye se besimi dhe tiparet e karakterit pasqyrojnë te një femër bukurinë e një mashkulli.
Përse ne pohojmë nganjëherë kur të takojmë në rrugë ndonjë çift bashkëshortorë , që ata nuk po përshtatën me njëri-tjetrin? Për arsye se ne e kemi vëzhguar vetëm bukurinë e jashtme. Me sytë tanë ne nuk mund ta vëmë re bukurinë e shpirtit. Po ashtu ne nuk mund ta perceptojmë se ndërmjet tyre mbizotëron një qetësi dhe bukuri shpirtërore, kështu që bukuria e jashtme e ka kamufluar, dhe ata janë gjetur.

Çfarë kuptojnë njerëzit me Bukuri?
Neve jemi mësuar që të bukurën ta shohim vetëm përmes formës. Për të gjitha produktet, reklamimi bëhet me trup të bukur, aktore dhe këngëtare prezantojnë trupin e tyre. Ne, harrojmë që këta njerëz, qëndrojnë me orë të tëra para pasqyrës për t’u dukur aq bukur.
Nëpër revista mund të lexoni për make up-in më të mirë, për styling-un më të mirë, dietën më të shpejt. Po ashtu, ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për ndonjë konkurs bukurie, që vlerëson bukurinë shpirtërore dhe tiparet e karakterit.
Ndërkohë, që unë edhe personalisht po dëgjoj që edhe disa gra muslimane nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, pasi që shtatzënia dhe të ushqyerit e fëmijëve ua dëmton bukurinë!
Tani ne po përjetojmë çdo kund, në rrugë, në TV etj., një formë falso të bukurisë. Tani më nuk mund të dallosh ndryshimin ndërmjet bukurisë reale dhe asaj artificiale. Me anë të kirurgjisë gratë munden po thuajse çdo gjë të ndryshojnë në trupin e tyre…

Si e ka shfrytëzuar i Dërguari i Allahut {s.a.w.s} bukurinë?
Në mënyrë që të mos mendohet që jemi kundër të bukurës, kemi nxjerrë disa raste nga jeta e të Dërguarit të Allahut {s.a.w.s}, ku ka luajtur rol bukuria e formës. I Dërguari kujdesej që lajmëtarët kur i dërgonte te udhëheqësit t’i zgjidhte më të bukurit ndër sahabët. Sahabiu Duhai Alkalbi (r.a.) ishte i njohur për bukurinë e tij. Xhibrili (a.s) i paraqitej Pejgamberit {s.a.w.s} në formë të këtij sahabiu. Mussab Ibn Umair (r.a.) ishte i njohur për bukurinë dhe erën e tij të këndshme, atë e dërgoi Pejgamberi {s.a.w.s} si lajmëtar në Medine. Muadh Ibn Jabal (r.a.), i cili cilësohej me bukuri, besim dhe shumë dituri, u dërgua nga Pejgamberi {s.a.w.s} në Jemen. Kështu ne dimë se Profeti i Allahut {s.a.w.s} dinte shumë mirë si ta shfrytëzonte bukurinë për Islam.
Bukuria e formës është e dëshirueshme… Mirëpo, të merremi vetëm me të dhe ta lëmë anash bukurinë e shpirtit, veçoritë e karakterit dhe të fesë, ky është gabim. A nuk e keni vënë re, se si në televizion emitohen shumë emisione të dobëta dhe të pa dobishme dhe me anë të joshjes së gruas i tërheqin shikuesit? Emisione të tilla vetëm nga këto arsye janë bërë të suksesshme!

Çka është më mirë, femra me apo pa Hixhab?
Bukuria e një vajze del në pah atëherë kur ajo bart hixhabin. Këtu kam fjalën për bukurinë e dëgjueshmërisë ndaj Zotit {s.w.t}. A nuk themi ne nëse një njeri ka mëkatuar, që ai ka bërë diç të keqe? Ndërsa, nëse ka vepruar një vepër të lejuar, themi se ai ka vepruar një punë të hijshme. Një vepër e mire krahasohet me të bukurën, përderisa vepra e keqe me të shëmtuarën!
Dëshiroj t’ju tregoj një tregim për një femër shumë të bukur me emrin Oissal.
Një djalë i ri dëshironte t’i ofrohej asaj në mënyrë të ndaluar. Ajo i tha: “Kjo mund të ndodh vetëm pasi ta kesh falur namazin e sabahut 40 ditë radhazi në Xhami! Ai i tha “S’ka problem” dhe me të vërtet filloi ta falte namazin e premtuar në Xhami.
Pasi kaluan 40 ditë, erdhi Oissal te ai dhe shprehu gatishmërinë për të realizuar premtimin e dhënë. Djaloshi e refuzoi tani këtë propozim… Kështu është kur zemra e njeriut mbushet me dashuri ndaj Allahut. Çdo gjë tjetër është në rend të dytë. Allahu {s.w.t} është I Bukur dhe e donë të bukurën.
Kulmi i bukurisë së një femre muslimane është që ndaj Krijuesit të saj, Allahut {s.w.t}, të jetë e dëgjueshme dhe ta plotësojë urdhrin e Hixhabit.

Një fatamorganë me emrin Bukuri
Naomi Campbell, njëra ndër fotomodelet më të famshme të SHBA-ve pohon: “Edhe pse kam arritur shumë, dhe mund t’i shijojë të gjitha liritë, që dëshiroj prapë, kam mbetur robëreshë e një gjëje të vetme e Fatamorganës së quajtur BUKURI”. Ajo refuzon idenë që një femër me figurë të dobët sportive duhet të jetë model. Kjo përmasë shkakton tek ajo dhe tek shumë vajza pakënaqësi me vetën e tyre. Ky është rezultati i vrapimit pas një ideali të bukurisë. Psikologët vënë në presion organizatorët e konkurseve të bukurisë, në mënyrë që miset të përzgjidhen në bazë të kualiteteve të ndryshme!
Natyrisht, që një femër do të vuaj nga presioni i bukurisë, përderisa ajo nuk e merr si shembull gruan e Islamit:
Një femër që e merr si shembull Ajshen, Hatixhen, Hafsen apo Zaineben, Allahu qoftë i kënaqur me to, nuk do të shikojë shumë figurën e trupit a po ta bëj bukurinë si qëllim të jetës së saj! Do të kujdeset për atë që është shumë më e rëndësishme se sa bukuria e trupit… Do të kujdeset për bukurinë shpirtërore dhe fetare.
Nuk po ju them vajzave që të anashkalojnë kujdesin për bukurinë e trupit të tyre! Unë, po i këshilloj ato që në rend të parë ta vënë kujdesin e bukurisë shpirtërore dhe të fesë së tyre, pastaj të kompletohen me kujdesin ndaj trupit të tyre. Kjo është bukuria e vërtetë e një vajze muslimane!
Na lejoni që t’i përgjigjemi pyetjes sonë: Cila është vajza më e bukur?
Ajo është vajza që e respekton veten e saj, kujdeset për bukurinë dhe veçoritë e karakterit.

Përktheu: Lule Uka
Category: Per Motra | Added by: Ikre-ks (2009-06-22) | Author: Lavdrim
Views: 589 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Statistikat
New Page 2
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counter Sot 168
mod_vvisit_counter Dje 246
mod_vvisit_counter Këtë javë 168
mod_vvisit_counter Javën e kalume 1674
mod_vvisit_counter Këtë muaj 2421
mod_vvisit_counter Muajin e kalume 9652
mod_vvisit_counter Gjithsej 96669

Kohet e Namazit
New Page 1

Kohet e Namazit

Vaktija
Më të Shkarkuaret
New Page 1

Perkujtimi i vdekjes

506

Pyetje Përgjigje

387

Pse dhe si te pendohem...

356

Qellimi i jetes ?

325

Arti i sherimit te gab...

315

Dosjet më të reja
New Page 1

Dosjet më të reja

Dallimi mes miqëve të A...

2009-09-28

Kamata & Borxhi

2009-09-28

Ti je shkaktari që e pen...

2009-09-28

Rolli i burrave për mbul...

2009-09-28

Mashtrimet e shejtanit

2009-09-28

 

Einlogen
Donatoret
New Page 1
Ajeti i Radhës
New Page 1
“Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.”
(En Neml, 80)
 
Reklama
New Page 1

...Free website builderuCoz