Es-Selamu Alejkum Mir se vini ne www.pendimi.at.ua
Main | Publisher | Registration | Login
 
E enjte, 2024-05-02, 02:01
Welcome Guest | RSS
Meny
Video-Random
New Page 1
Mini chat
200
Top Lidhje
New Page 1
Radio PendimiXhamia El-Kalem
Foto i Radhës
Video i Radhës
Statistik

Gjithsej Online 1
Mysafirë 1
Antarë 0
Main » Articles » Per Motra

Ndalesat për nga qumështi
Thotë Pejgamberi salal-lahu alejhi ue selem për vajzën e Hamzës"E ndaluar eshte nga qumeshti gjithqka që është e ndaluar nga gjaku, ajo eshte vajza e vëllaut tim prej qumeshtit".
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).
Thotë Allahu subhanehu ue te'ala:"((Nënat tuaja që ju kanë dhënë gji dhe motrat nga gjiri))".

Pastaj thotë i dërguari salal-lahu alejhi ue selem:"Ndalohet nga qumështi sikurse ajo që ndalohet nga lindja (gjaku)."
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).

Nga kjo kuptuam se ndalesat nga qumështi janë të njejta me ndalesat për nga gjaku duke e llogaritur në vënd të nënës, gruan tek e cila ke thithur gji.

Ndalesat e marteses për nga qumështi sa i përket mashkullit janë:

1- Gruaja nga e cila ka thithur gji dhe poashtu nëna e saj (sepse ato janë nënat e tij).
2- Vajzat e saj (sepse ato janë motrat e tij).
3- Motra e saj (sepse ajo llogaritet tezja e tij).
4- Vajza e vajzës së saj (sepse ajo llogaritet vajza e motrës së tij).
5- Nëna e burrit të saj (sepse ajo është gjyshja e tij).
6- Motra e burrit të saj (sepse ajo është halla e tij).
7- Vajza e djalit të saj (sepse ajo llogaritet vajza e vëllaut të tij).
8- Vajza e burrit të saj edhe nëse e ka me grua tjetër (sepse ajo është motra e qumështit prej babës).
9- Gruaja tjetër e burrit të saj (sepse ajo llogaritet gruaja e babës së tij).
10- Gruaja e atij që ka thithur gji është e ndaluar për burrin e saj (e cila i ka dhëne gji), (sepse ajo llogaritet gruaja e djalit).

Për këto na argumenton edhe hadithi kur i Dërguari salal-lahu alejhi ue selem e urdhëroi Ajshen që ti jep leje Ebu Kaisit (axhës së saj nga qumështi) të hyj tek ajo.
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).

11- Nëse një femër ka thithur te një grua, i ndalohet burri i saj (tek e cila ka thithur gji) (sepse ai llogaritet baba i saj), dhe vëllau i burrit (tek e cila ka thithur gji), (sepse ai është axha i saj), pastaj baba i burrit (tek e cila ka thithur gji), (sepse ai është gjyshi i saj) e kështu me radhë.


VËREJTJE:

Ndalesat për nga qumështi vlejnë vetëm për personin i cili ka thithur gji te një grua, e jo edhe për të afermit e tij sikur që janë vëllau apo motra e tij.
Për shembull motra e tij e qumeshtit nuk është edhe motra e vellaut të tij.
Për këtë qështje rregulli thotë:"Të gjithë ata të cilët kanë thithur në një gji janë vëllezër".

Nga kjo kuptohet se: Vëllau i personit që ka thithur te një grua e ka të lejuar të martohet me vajzën e asaj gruaje sepse ajo për të është e huaj edhe nëse vëllau i tij ka thithur gji te ajo grua sepse vajza e asaj gruaje është motra e vëllaut të tij, e jo edhe motra e tij. Allahu e din më së miri.

Kushtet e ndaleses për nga qumështi:

Për tu realizuar ndalesa e qumështit ekzistojnë dy kushte e ato janë:

1- Duhet që fëmija të thith gji pesë herë ose më shumë;
Transmetohet nga Aishja (nëna e muslimanëve) radiallahu anha se i Dërguari salal-lahu alejhi ue selem ka thënë:"Nuk llogaritet ndalesa për nga qumeshti nëse thith një herë apo dy".
(Transmeton: Muslimi)

Gjithashtu në hadithin e Ajshes radiAllahu anha ka ardhur përkufizimi i sasisë në të thithur ku thotë:"Në Kur'an ka zbritur; - dhejtë të thithura e plotësojnë kushtin e ndalesës për nga qumështi, pastaj anulohet me pesë të thithura".
(Trnsmeton Muslimi, EbuDawudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Në një transmetim tjetër të Aishes thuhet:"Nuk ndalohet për nga qumështi nëse është më pak se pesë të thithura". (Sahih)

2- Fëmija i cili thith gji duhet të jetë deri në moshën dy vjeçare;
Thotë Allahu subhanehu we te'ala:"Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota".

Me plotesimin e dy vjetëve të fëmijes plotësohet edhe kushti i thithjes dhe nuk llogaritet (prej ndalesave të qumështit) pas dy viteve sepse ka thënë i Dërguari salal-lahu alejhi ue selem "Vërtetë të thithurit gji është nga uria".
(Transmeton: Buhariu, Muslimi)

Transmetohet nga Umer ibnul Hatabi, ibn Mesudi, ibn Abasi, ibn Umeri dhe të tjerët nga sahabet se ndalesat për nga qumështi llogaritën deri atëher kur të ndahet fëmija nga gjiri i nënës (deri në moshën dy vjeçare).Gjithashtu këtë mendim e kanë edhe  shumica e dijetarëve.
Nëse nuk plotësohen dy kushtet e sipër përmendura atëherë nuk realizohet ndalesa për nga qumështi. Allahu e din më së miri.

Nëse paraqitet dyshimi në numrimin e të thithurave:
Nëse nuk dihet sakt se a ka thithur gji apo nuk dihet numri i të thithurave gji atëhere nuk realizohet ndalesa (e martesës) sepse në esencë nuk ekziston ndalesa (e martesës), dhe rregulli thotë se;"Nuk bjen poshtë rregulli për shkak të dyshimit".

Nëse një person martohet dhe pas marteses i bëhet e qartë se ka thithur gji së bashku me gruan e tij tek e njejta nënë?

Përgjigje: Duhet të ndahen ata të dy pa marrë parasysh se gruaja nga e cila kanë thithur gji është apo nuk është e besueshme. Argument kemi hadithin e Ukbe bin Harith i cili ka thënë:- Transmetohet nga Ukbe bin Harith se e kishte martuar vajzën e Ebu ihab bin Aziz dhe erdhi një grua dhe tha unë e kamë ushqyer me gji Ukbe dhe gruan e tij. Ukbeja I tha asaj: une nuk e di qe ti na ke ushqyer me gji dhe nuk me ka informuar askush.Pastaj shkoi tek familja e saj për ti pyet se a din kush për këtë gjë dhe pasiqë ata nuk dinin gjë, atëhere shkoi të i Derguari salallahu alejhi ue selem dhe i tregoi për ngjarjen përderisa i dërguari alejhi selam i tha"Nëse thuhet atëhere është e vërtetë" dhe e ndau atë grua dhe u martua me grua tjetër.

Marrë nga Libri
"Fikhu Sunne li Nisa'."
Autor: Ebu Malik Kemal ibn Sejjid Salim
Përktheu: Armend Kalanderi 
Category: Per Motra | Added by: Ikre-ks (2009-06-22) | Author: Lavdrim
Views: 602 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Statistikat
New Page 2
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counter Sot 168
mod_vvisit_counter Dje 246
mod_vvisit_counter Këtë javë 168
mod_vvisit_counter Javën e kalume 1674
mod_vvisit_counter Këtë muaj 2421
mod_vvisit_counter Muajin e kalume 9652
mod_vvisit_counter Gjithsej 96669

Kohet e Namazit
New Page 1

Kohet e Namazit

Vaktija
Më të Shkarkuaret
New Page 1

Perkujtimi i vdekjes

506

Pyetje Përgjigje

387

Pse dhe si te pendohem...

356

Qellimi i jetes ?

325

Arti i sherimit te gab...

315

Dosjet më të reja
New Page 1

Dosjet më të reja

Dallimi mes miqëve të A...

2009-09-28

Kamata & Borxhi

2009-09-28

Ti je shkaktari që e pen...

2009-09-28

Rolli i burrave për mbul...

2009-09-28

Mashtrimet e shejtanit

2009-09-28

 

Einlogen
Donatoret
New Page 1
Ajeti i Radhës
New Page 1
“Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.”
(En Neml, 80)
 
Reklama
New Page 1

...Free website builderuCoz