Es-Selamu Alejkum Mir se vini ne www.pendimi.at.ua
Main | Publisher | Registration | Login
 
E merkurë, 2024-05-01, 20:55
Welcome Guest | RSS
Meny
Video-Random
New Page 1
Mini chat
200
Top Lidhje
New Page 1
Radio PendimiXhamia El-Kalem
Foto i Radhës
Video i Radhës
Statistik

Gjithsej Online 1
Mysafirë 1
Antarë 0
Main » Articles » Per Motra

Islami nderoi gruan, qoftë si nënë, bijë apo motër
Nderoi gruan si nënë
Transmetohet se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Erdhi një njeri te Pejgamberi i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe tha: ”O i Dërguar i Allahut, kush nga gjithë njerëzit meriton më së shumti perkujdesin tim?”

 

 

Ai tha: "Nëna yte", njeriu pyeti, "pastaj kush"? Ai tha: "Nëna yte", njeriu përsëri pyeti: "pastaj kush"? Ai tha: "Nëna yte", njeriu pyeti: "pastaj kush"? Ai tha: "Pastaj babai yt". (Buhariu, 5626; Muslimi, 2548)
        Islami nderon femrën si bijë
        Transmetohet nga Ebu Sa’ed el Kudri se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush ka tre çika ose tre motra, ose dy çika ose dy motra dhe kujdeset mirë për to dhe i frikohet Allahut për kujdesin e tyre do të hyjë në parajsë (xhennet) ." (Ibn Hibbani në Sahihun e tij, 2/190)
Gjithashtu islami nderon gruan si bashkëshorte
        Transmetohet se Ajsha [radijallahu anha] ka thënë: I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Më i miri ndaj jush është ai i cili është më i miri ndaj grave të veta, e unë jam më i miri ndaj jush me gratë e mia." (Tirmidhiu, 3895)
        Islami i ka dhënë gruas të drejtën për trashëgimi dhe të drejta tjera. I ka dhënë femrës të drejta sikurse ato të meshkujve në shumë sfera. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]  ka thënë: "Gratë janë çifti (pjesa e dytë) i gjysmës së burrit." (nga suneni I Ebu Davudit, 236)
        Islami nxit burrat që të sillen mirë me gratë e tyre, dhe i jep të drejtën femrës që ta zgjedhë bashkëshortin e saj, i jep gruas më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve.
        Po ashtu Islami i jep baballarëve dhe nënave përgjegjësi shumë të madhe në edukimin e fëmijëve. Transmetohet se Abdullah ibn Omeri [radijallahu anhuma] ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Secili nga ju është bari për kopenë e vet. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e vet dhe është përgjegjës për kopenë e vet. Gruaja është bareshë për vatrën e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurin e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij." Ai tha e dëgjova këtë nga i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. (Buhariu, 853; Muslimi, 1829)
        Islami i ka kushtuar vëmendje të madhe respektit ndaj baballarëve dhe nënave, duke u kujdesur për ta dhe duke ua dëgjuar urdhëratë deri në vdekje.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
        "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of-oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese)." (El Isra’ 17-23)
        Islami mbron nderin, dëlirësinë, pastërtinë, prejardhjen e familjes, kështu që nxit në martesë dhe ndalon përzierjen e lirë të meshkujve dhe femrave.
        Islami çdo anëtari të familjes i jep rol të rëndësishëm. Kështu që baballarët dhe nënat kujdesen për fëmijët dhe i edukojnë me islam; fëmijët dëgjojnë dhe zbatojnë, respektojnë të drejtat e baballarëve dhe nënave, në bazamentet e dashurisë dhe respektit. Madje edhe armiqtë tanë, dinë për fuqinë e lidhjes familjare mes Muslimanëve.
       
Allahu e di më së miri.

Category: Per Motra | Added by: Ikre-ks (2009-06-22) | Author: Lavdrim
Views: 610 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Statistikat
New Page 2
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counter Sot 168
mod_vvisit_counter Dje 246
mod_vvisit_counter Këtë javë 168
mod_vvisit_counter Javën e kalume 1674
mod_vvisit_counter Këtë muaj 2421
mod_vvisit_counter Muajin e kalume 9652
mod_vvisit_counter Gjithsej 96669

Kohet e Namazit
New Page 1

Kohet e Namazit

Vaktija
Më të Shkarkuaret
New Page 1

Perkujtimi i vdekjes

506

Pyetje Përgjigje

387

Pse dhe si te pendohem...

356

Qellimi i jetes ?

325

Arti i sherimit te gab...

315

Dosjet më të reja
New Page 1

Dosjet më të reja

Dallimi mes miqëve të A...

2009-09-28

Kamata & Borxhi

2009-09-28

Ti je shkaktari që e pen...

2009-09-28

Rolli i burrave për mbul...

2009-09-28

Mashtrimet e shejtanit

2009-09-28

 

Einlogen
Donatoret
New Page 1
Ajeti i Radhës
New Page 1
“Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.”
(En Neml, 80)
 
Reklama
New Page 1

...Free website builderuCoz