Es-Selamu Alejkum Mir se vini ne www.pendimi.at.ua
Main | Publisher | Registration | Login
 
E dielë, 2024-04-28, 18:28
Welcome Guest | RSS
Meny
Video-Random
New Page 1
Mini chat
200
Top Lidhje
New Page 1
Radio PendimiXhamia El-Kalem
Foto i Radhës
Video i Radhës
Statistik

Gjithsej Online 1
Mysafirë 1
Antarë 0
Main » Articles » Hutbe

Bëhuni prej të vërtetëve! (pjesa e dytë)
Disa qëndrime të vërteta
 
Në këtë nëntitull do ti paraqesim disa qëndrime të vërtetë, të cilat kanë ardhur si fryt i vërtetësisë që e kanë pasur me All-llahun dhe fenë e Tij. Në nuk mundohemi t’i paraqesim të gjitha qëndrimet e vërtetë sepse ato janë shumë, mirepo do ti paraqesim vetëm disa ndodhi nga jeta e tyre, duke e lutur All-llahun të na ringjallë me ta, sepse “njeriu ringjallet me ate që e do”, nëse me të vërtetë i do.

1- Njeriu më i vërtetë i këtij ummeti, Ebu Bekri [radijall-llahu anhu].

 

 

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

 

Bëhuni prej të vërtetëve! (pjesa e dytë)
 

Disa qëndrime të vërteta

 

Në këtë nëntitull do ti paraqesim disa qëndrime të vërtetë, të cilat kanë ardhur si fryt i vërtetësisë që e kanë pasur me All-llahun dhe fenë e Tij. Në nuk mundohemi t’i paraqesim të gjitha qëndrimet e vërtetë sepse ato janë shumë, mirepo do ti paraqesim vetëm disa ndodhi nga jeta e tyre, duke e lutur All-llahun të na ringjallë me ta, sepse “njeriu ringjallet me ate që e do”, nëse me të vërtetë i do.

1- Njeriu më i vërtetë i këtij ummeti, Ebu Bekri [radijall-llahu anhu].

E gjith jeta e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] ishte vërtetësi, sinqeritet, flijim, sakrificë dhe dashuri ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Për këtë edhe e meritojë këtë lagab të ndershëm nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], gjë me të cilën ua patë kaluar besimtarëve tjerë. Kjo nuk dmth se në ummetin tonë vetëm ai ka qenë i vërtetë, jo, në ummetin tonë ka shumë njerëz të vërtetë, prej tyre janë katër halifet e drejtë, muslimanët e parë, qofshin muhaxhir ose ensar, mirëpo Ebu Bekir patë arritur plotësinë në vërtetësi, andaj secili që arrinë në vërtetësi, sigurisht se është nën Ebu Bekrin [radijall-llahu anhu].

2- Shembull i vërtetësisë së njerëzve me All-llahun në xhihad.

Shedad ibn Hadi tregon se një bediun erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i besoi dhe e pasoi. Pastaj i tha: dëshiroj të bëjë hixhret me ty. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i këhsilloj disa shokë të tij që të kujdesen për këtë njeri. Në një betejë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] fitoi ganimet dhe i ndau edhe atij një pjesë. Sjokët ia dhanë pjesën e tij, se ua ruante shpindën muslimanëve. Kur ia sollën pjesën e tij, e mori dhe shkoi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i tha: çka është kjo? Tha: ty ta ndava. Tha: unë nuk të kam pasur për këtë gjë, por të kam pasuar që të goditem këtu me shigjetë – tregoi me gisht nga fyti- e të vdes dhe të hyjë në xhennet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: nëse je i vërtetë me All-llahun, edhe All-llahu do të jetë i vërtetë me ty. Nuk kaloi shumë kohë dhe u ngritën që të luftojnë kundër armikut. Pas një kohë ia sollën Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë njeri, i cili ishte goditur atje ku tregoi me gisht. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: a është ai njeri? I thanë: po. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ishte i vërtetë me All-llahun edhe All-llahu qe i vërtetë me te. Pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e qefinosi me manton e tij, ia fali namazin, prej duasë së tij u dëgjuan këto fjalë: “All-llahu im, ky robi yt doli muhaxhir në rrugën tënde dhe u vra si shehid, unë jam dëshmitarë për këtë”.

3- Shembull i vërtetësisë me krijesat.

Transmeton Xherir ibn Abdull-llah El-Bexheliu [radijall-llahu anhu] dhe thotë: iu kam beatuar Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për falje të namazit, dhënje të zekatit dhe të këshilloj secilin musliman”. (Buhariu dhe Muslimi). Vazhdon Ibn Hibbani këtë transmetim: për këtë Xheriri kur tregtonte me ndokend i thonte: dije vëllau im, ajo që ta kam marur është më e mirë se ajo që ta kam dhënë, andaj zgjedh.

4- Shembull i vërtetësisë me vetveten.

Xhafer ibn Burkani thotë: më erdhi lajmi se Junus ibn Ubejdi ishte njeri i mirë dhe i devotshëm, për këtë ia shkruajta një letër, ku mes tjerash i thashë: vëllau im. U lajmërova se je njeri i mirë dhe i devotshëm, andaj edhe dëshirova të të shkruaj që të më shkruash për gjendjen tënde. Ma ktheu letrën, ku mes tjerash më tha: më erdhi letra jote ku pyetshe për gjendjen time. Po të tregojë se unë i paraqita nefsit tim kusht që tu dojë tjerëvë atë që ia do vetvetes dhe tu urren atyreve atë që ia urren vetvetes. Vërejti se është larg kësaj situate. Pastaj e kushtëzova që mos ti përmednë njerëzit tjerë përveç kur dëshiron t’i përmend për të mirë. Vërejta se agjërimi në ditë të nxehta është ma lehtë për nefsin sesa mospërmednja e tyre. Kjo është gjendja imë, o vëllau im.

5- Shembull i vërtetësisë në thënjen e fjalëve të vërteta.

Tregon Ibn xhevziu dhe thotë: Xhevher El-Kaidi i doli përpara Ebu Bekr Nabulsiut dhe i tha: u lajmërova se ti thua: nëse një njeri i ka dhjetë shigjeta, me një duhet gjuajtur romakët, kurse me nëntë neve. Ia ktheu Ebu Bekr Nabulsiu: unë nuk kam thënë kështu, por kam thënë: nëse një njeri i ka dhjetë shigjeta, me nëntë shigjeta duhet gjujatur juvë, kurse me të dhjetin sërish duhet gjuajtur juve, sepse keni ndëruar fenë, i keni vrarë burrat e mirë, pretendoni se keni dirtën hyjnore. Pasiqë i dëgjoi këto fjalë e ofendoi dhe e rahu, pastaj e irdhëroi një jahudi që ta rrjepë. Imam Dhehebiu thotë: Ebu Dherr el-Hafidh ka thënë: Ubejditë e burgosën dhe e kryqëzuan në dërrasë. E kam dëgjuar Darekutniun duke e përmednur dhe duke qajtur thoshte: duke e rrjepur thoshte: “Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh)”. (El-Isra: 58).

 

Shenjat e vërtetësisë

 

Vërtetësia ka shenja dhe dukuri me të cilat shfaqet, nëse këto shenja dhe dukuri janë të dobëta ose nuk gjinden, kjo është argument se vërtetësia është e dobët ose aspak nuk ekziston. Këto shenja janë:

1- Qetësia e zemrës.

Vërtetësia, qoftë e dukshme ose e fshehur, në çdo rast shkakton qetësi dhe reahti në zemër dhe e largon mëdyshjen dhe hamendjen, të cilat gjinden vetëm kur vërtetësia është e dobët ose aspak nuk ekziston. Këtë e argumenton hadithi të cilin e përmendëm pak më parë.

Argument për ekzistimin e kësaj qetësia është përqendrimi në momente kur sprovohet imani, durimi në belaja dhe dorëzimi total All-llahut [subhanehu ve teala]. All-llahu [subhanehu ve teala] duke i lavdëruar njerëzit e vërtetë ditën e Ahzabit thotë:

{ وَلَمَّا رَأَى الْمُؤْمِنُونَ الْأَحْزَابَ قَالُوا هَذَا مَا وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَصَدَقَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَمَا زَادَهُمْ إِلَّا إِيمَانًا وَتَسْلِيمًا}(الأحزاب: 22)

“E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen”. (El-Ahzab: 22). Përballë kësaj pamje All-llahu [subhanehu ve teala] përshkruan gjendjen e gënjeshtarëve dhe munafikëve:

{ فَإِذَا جَاءَ الْخَوْفُ رَأَيْتَهُمْ يَنْظُرُونَ إِلَيْكَ تَدُورُ أَعْيُنُهُمْ كَالَّذِي يُغْشَى عَلَيْهِ مِنْ الْمَوْتِ} ( الأحزاب: 19).

“…E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes,…”. (El-Ahzab: 19).

 

2- Zuhdi në dunja dhe përgaditja për takimin me All-llahun [subhanehu ve teala].

 

Prej shenjave të qetësisë së zemrës, e cila buron nga vërtetësia, është zuhdi në dunja dhe përgaditja për ahiret.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “vërtetësia e përgaditjes për të takuar All-llahun është gjëja më e dobishme për njeriun dhe gjëja që i mundëson të arrijë qëllimin e vet në istikame. Ai që përgaditet për të takuar All-llahun, zemra e tij e ndërpret kontaktin e tij me dunjanë, me ato që janë mbi te dhe me kërkesat e saja, fiket në zemrën e tij zjari i epshit dhe i mposhtet zemra All-llahut, kështu që synimi i tij bëhet All-llahu, dashuria e ndaj Tij dhe dhënja përparësia kënaqësisë së Tij… Kemi për qëllim të tregojmë se vërtetësia e përgaditjes për të takuar All-llahun është çelësi i të gjitha punëve të mira, i të gjith gjendjeve imanore dhe të gjitha stacioneve të njerëzve që ecin drejt All-llahut, siç është zgjuarësia, teubeja, dashuria, shpresa, frika, dorëzimi, dhe të gjith veprat tjera të zemrës dhe të trupit. Çels i gjith këtyre veprave është vërtetësia e përgaditjes për të takuar All-llahun, kurse ky çelës është në Dorë të Hapësit të Gjithdijshëm, përveç të cilit ska as hyjni e as zot”.

 

3- Zemra e shëndoshë.

 

Prej shenjave të vërtetësisë është posedimi i zemrës së shëndoshë, e cila është e pastër nga tradhtia, mashtrimi, urrejtja dhe xhelozia ndaj muslimanëve. Besimtari i cili posedon në zemrën e tij vërtetësi nuk ia ka inati asnjë muslimani, por te ai është zakon dhe traditë tua dëshiron muslimanëve të mirën dhe vazhdimisht i këshillon. Kjo është gjendje e zemrës, mirëpo shenjat e sajë dalin në gjymtyrë, andaj i largohet zullumit, armiqësisë, shkeljes së nderit të muslimanëve, kujdeset të jetë i drejtë me njerëzit dhe me sa ka mundësi kujdeset tu bëjë mirë muslimanëve. Ai mërzitet kur i godet ndonjë fatëkeqësi muslimanët dhe gëzohet kur i vjen ndonjë e mirë. Kjo gjendje e zemrës e nxjer në shesh edhe një gjendje tjetër që është shenjë e vërtetësisë, ky njeri bëhet i dashur dhe i pranuar mes njerëzve, pasiqë është i vërtetë me ta, njerëzit e pranojnë, tregohet modest ndaj tyre, andaj njerëzit e dojnë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( المؤمن مؤلف و لا خير فيمن لا يألف و لا يؤلف))

“Besimtari është i shoqërueshëm, andaj nuk ka hajr në ate që nuk shoqërohet as nuk shoqëron”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

 

4- Kujdesi për kohën.

 

Besimtari me besim të vërtetë është koprac ndaj kohës së tij, e shfrytëzon vetëm në gjërat që i sjellin dobi në ahiret. Nxiton të bëjë vepra të mira në kohën e lirë, në rininë e tij, gjatë shëndetit të tij dhe gjatë jetës së tij, dhe largohet nga çdo e metë që e ndalë në rrugë, ia humbë kohën dhe ia harxhon jetën në gjëra që nuk i sjellin kurnjëfar dobie.

Nëse njeriu nuk e shfrytëzon kohën në ibadete atëherë mbetet mbrapa, sepse “po nuk eci njeriu para atëhere ai patjetër duhet të ngecë mbrapa. Ngase njeriu vazhdimisht është në ecuri, asnjëherë nuk ndalet, mirëpo ose është duke ecur nga lartë ose është duke ecur nga poshtë, ose përpara ose mbrapa. As në natyrë e as në sherijat nuk ka qëndrim pa lëvizje. Ato janë etapa të cilat kalohen shpejt ose për në xhennet ose për në xhehenem, ndokush ecë ma shpejt e ndokush ecë ngadal, ndokush ecë përpara e ndokush ecë mbrapa. Pra, s’paska moslëvizje, mirëpo ka dallim në destinacion dhe në shpejtësi. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ إِنَّهَا لَإِحْدَى الْكُبَرِ (*) نَذِيرًا لِلْبَشَرِ (*) لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَتَقَدَّمَ أَوْ يَتَأَخَّرَ }(المدثر:35- 37)

“S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha. Është vërejtje për njerëz! Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë”. (El-Mudethir: 35- 37). Në këtë ajet nuk është përmednur njeriu i cili nuk lëviz, sepse s’ka shkallë mes xhennetit dhe xhehenemit dhe nuk ka rrugë që të shpie në ndonjë vend tjetër përveç këtyre dy vendeve. Ai që nuk përparon në vepra të mira ngecë në vepra të këqija”.

 

5- Largimi nga lavdatat e njerëzve dhe urrejtja e kësaj vepre.

 

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “është e pamundur që në zemër të muslimanit të jenë bashkë sinqeriteti dhe dashuria për ta lavdëruar njerëzit dhe lakmia ndaj asaj që e posedojnë njerëzit, në përjashtim të rastit kur mundet të bashkohet uji dhe zjari. Nëse dëshiron të jeshë i sinqertë, shko te lakmia dhe therre me thikën e dëshprimit, pastaj shko te lavadatat e njerëzve dhe tregohu asket ndaj tyre ashtu siç tregohet asket ndaj ahiretit ai i cili është dashuruar në dunja. Nëse do të arrishë sukses në therrjen e lakmisë dhe asketizmit ndaj lavdatës, dije se arritja e sinqeriteti për ty është i lehtë…Mos u gëzo me lavdatën e atij që lavdata e tij nuk të ngritë e as mos u dëshpëro nga qortimi i atij që qortimi i tij nuk të nënçmon, por kërko lavdatën e Atij që kur të lavdëron të ngritë dhe ke kujdesë nga qortimi i Atij që kur të qorton të nënçmon. Këtë mundet ta arrishë vetëm me sabër dhe bindje, ai që nuk ka sabër dhe bindje i ngjanë njeriut që ka hyrë në deti pa anije. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَا يَسْتَخِفَّنَّكَ الَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ}(الروم: 60)

“Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë”. (Er-Rum: 60).

{ وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ}(السجدة: 24)

“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”. (Es-Sexhde: 24).”.

 

6- Vërtetimi i fjalëve me vepra dhe përputhja e aspektit të jashtëm me ate të brendshëm.

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ (*) كَبُرَ مَقْتًا عِنْدَ اللَّهِ أَنْ تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ}(الصف: 2-3)

“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!”. (Es-Saff: 2-3).

Nëse përputhen fjalët me veprat atëherë atëherë kjo është shenjë e vërtetësisë, kurse kjo është e ndërlidhur me përputhjen e aspektit të brendshëm me ate të jashtmin, ose përputhja e asaj sekrete me ate publiken. Nëse urdhëron ndonjë vepër, është i pari që e zbaton, e nëse ndalon nga ndonjë vepër është i pari i cili largohet prej asaj vepre, nëse e flet ndonjë gjë e thotë atë që e ka në zemër e nuk është prej atyre që thonë atë që nuk e kanë në zemër.

Imam Dhehebiu [rahimehull-llah] gjatë përshkrimit të jetës se Hasan Basriut [rahimehull-llah] tregon edhe këtë ndodhi. Halid ibn Safvani thotë: takova Muslimetu ibn Abdul-Melikun, kurse ai më tha: Halid më trego për Hasan Basriun. I thashë: All-llahu të përmirësoftë, do të tregojë për te me dituri, sepse unë jam fqiu i tij dhe njeriu që mer pjesë në ndejat e tijë: ai është njeriu që jeta sekrete e tij është e ngjajshme me jetën e tij publike, fjala e tij përputhet me veprat e tija,..nëse urdhëronte njerëzit me ndonjë vepër, ishte i pari që e zbatonte, e nëse i ndalonte njerëzit nga ndonjë vepër ishte i pari i cili largohej prej asaj vepre. Ai është njeri që ska nevojë për njerëzit, kurse njerëzit kanë nevojë për te. Më tha: mjafton, si mundet të devijon një popull që në mesin e tyre kanë kësi njeriu.

 

7- Thënja e fjalëve të vërteta.

 

Kjo shenjë është shenja më e dukshme e vërtetësisë në gjuhë. Ai që jep lajme të vërteta nga e kaluara, tregon gjëra të vërteta për të ardhmen dhe fjalët e tija janë në përputhje me realitetin, ky njeri medoemos duhet të jetë i vërtetë edhe në aspektet tjera të jetës, nëse dëshiron që me këtë vepër t’i afrohet All-llahut. E përmendëm më parë hadithin se: “njeriu vazhdon të jetë i vërtetë derisa të regjistrohet te All-llahu i vërtetë”.

Prej vërtetësisë është edhe kujdesi gjatë përhapjes së lajmeve, sepse All-llahu thotë:

{ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا...} (الحجرات: 6).

“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë,…”. (El-Huxhurat: 6).

Prej vërtetësisë në fjalë është largimi prej mëdyshjeve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( إياكم و الظن فإن الظن أكذب الحديث ))

“Rujuni nga mëdyshjet, sepse mëdyshjet janë biseda më e rrejshme”. (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu prej vërtetësisë në fjalë është të folurit e pakët dhe mos folja e çdo gjëje që e dëgjon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( كفى بالمرء كذباً أن يحدث بكل ما سمع))

“I mjafton njeriut të gënjen, nëse e flet çdo gjë që e dëgjon”. (Muslimi).

Njeriu që kujdeset të jetë i vërtetë i largohet asaj që s’intereson, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( من حسن الإسلام المرء ترك ما لا يعنيه))

“Prej islamit të mirë të një njeriu është ta le atë që s’intereson”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

 

8- Fshehja e veprave të mira.

 

Njeriu që është i vërtetë në veprat që i bënë për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] mundohet t’i fshehë dhe urren që njerëzit t’i shohin ato vepra. Urrejtja e autoritetit dhe shfaqjes është shenjë e vërtetësisë që e largon njeriun nga rijaja dhe puna për njerëz. Ky njeri këto vepra i bënë vetëm për All-llahun dhe vetëm prej Tij pret që tia shpërblejë mundin e tij, I cili për një vepër i jep dhjetë të mira. Jeta e selefit është përplotë shembujsh në këtë dejtim.

- Bekr ibn Maizi thotë: kur se kanë parë Rebiun duke falur namaz nafile në xhami”.

- Sufjani thotë: më ka treguar robëresha e Rebiut se veprat e tija të gjithat kanë qenë të fshehura. Nëse i vinte ndokush kur ai ishte duke lexuar Kur'an, e mbulonte mushafin me petkun e tij”.

- Ebu Hamza thotë: Hasan ibn Aliu i mbante thasët me bukë gjatë natës dhe i jepte sadaka dhe thoshte: “Sadakaja e fshehur i fikë hidhërimin e Zotit”.

- Tregon Hasan Basriu dhe thotë: në kohën tonë ndodhte që njeriu ta memorizon krejt Kur'anin, kurse askush nuk e hetonte këtë gjë, ose të nxentë shumë dituri, ose të falte namaz të gjatë në shtëpi të vet, e askush mos ta hetonte se çka është duke bërë. Në kohën tonë muslimanët secilën vepër që mundnin ta bëni fshehurazi asnjëherë nuk e bënin haptazi, edhe kur luteshin nuk i ndihej zëri, ishte lutja e tij shushuritje mes tyre dhe Zotit të tyre.

 

9- Ndjenja për mangësi, angazhimi me përmirësimin e vetvetes dhe kritika e vetvetes ma tepër se e tjerëve.

 

E meta më e madhe e njerëzve është që ata më tepër angazhohen duke i kritikuar dhe vlerësuar tjerët e duke haruar vetveten dhe kërkimin e të metave të meta. Për fat keq në kohën e fundit kjo është një dukuri shumë e përhapur në rradhat tona. Kurse prej shenjave të vërtetësisë së njeriut me Zotin e vet është që të angazhohet me vetveten dhe ta përmirëson shpirtin e tij ma tepër se sa angazhohet me tjerët. Nëse gjindet kjo cilësi, atëherë lindet te ai llogaria e shpirti dhe edukimi dhe pastrimi i tij dhe lindë nënçmimi i vetvetes para All-llahut dhe e shikon vetveten me sy të mangësisë në vepra ndaj All-llahut, kurse kjo gjendje e pastron këtë njeri nga vetpëlqimi, vetmashtrimi dhe nga mbështetja në vtveten. Për këtë është e pamundur që në zemër të besimtarit të bashkohet vërtetësia dhe vëtmashtrimi. Pastaj kjo cilësi e pastron zemrën e muslimanit nga inati ndaj muslimanëve dhe gjuetia e gabimeve dhe lëshimeve të tyre.

- Utbe ibn Gazvani [radijall-llahu anhu] thotë: isha i shtati musliman me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk kishim çka të hamë, përveç gjetheve të drunjve saqë na u thanë zorët. E mora një manto, të cilën e ndava në dy pjesë mes meje dhe Sad ibn Malikut [radijall-llahu anhu], e gjysmën u mbulova une e me gjysmën tjetër u mbulua ai. Kurse sot, secilin prej nesh është bërë emir i ndonjë pjese, mirëpo strehom te All-llahu nga të qenurit i madh në vehten time kurse të jemë i vogël te All-llahu…”. (Muslimi)

- Tregohet se Abdur-rahman ibn Aufit [radijall-llahu anhu] i kanë sjellur ushqimin në iftar, pasiqë ka qenë duke agjëruar. Ai në këtë rast tha: u vra Musab ibn Umejri [radijall-llahu anhu] , i cili ishte më i mirë se unë dhe u qefinos në një manto të shkurtër, nëse ia mbulonim këmbët, i dukej koka, nëse ia mbulonim kokën, i dukeshin këmbët. U vra Hamza, i cili ishte më i mirë se unë, pastaj na u hapë neve kjo dunja, mirëpo unë frikohem mos të na janë nxituar të mirat tona, pastaj filloi të qajë derisa e la ushqimin. (Buhariu).

 

10- Përkujdesi për këtë din dhe xhihadi në rrugë të All-llahut.

 

Vërtetësia në dashurinë tonë ndaj All-llahut dhe dinit të Tij kërkon që të jemi aktiv në ngritjen e flamurit të kësaj feje dhe të jetë preokupimi ynë kryesor. Mos të qetësohet kur miret nëpër këmbë feja jonë ose shkelen parimet e fesë tonë.

Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë: “çfarë feje dhe çfarë të mire ka në atë njeri që sheh si shkelen kufijt e All-llahut, feja lihet pas shpinde, largohen njerëzit nga sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ai mbetet me zemër të ftohtë, i heshtur, shejtan peltek, kurse ai i cili flet me të kotë është shejtan që flet. Fundi i fundit belaja më e madhe i ka ardhur fesë nga këta njerëz që kur tu japish ushqim e karige nuk interesohen aspak për atë që i ndodhë fesë. Më i miri prej tyre është ai që mërzitet për këtë situatë dhe bëlbëzon diç, e sikur ti mirej diç nga prona ose nderi i tij do ta shihje shumë aktiv dhe temperament, do t’i përdorte tre mënyrat e ndalimit të keqes. Këta njerëz, jo vetëm që kanë rënë nga Syri i All-llahut, por janë sprovuar edhe në dunja me një sprovë shumë të madhe. U kanë vdekur zemrat, sepse zemra sa ma e gjallë që është aq ma shumë hidhërohet për All-llahun dhe Pejgamberin dhe aq ma shumë i del në ndihmë fesë së All-llahut”.

 

11- Dallimi.

 

Dallimi është i domosdoshëm në jetën e besimtarit, sidomos në kohën e gurbetllëkut, atëherë kur xhahilijeti dhe materijalizmi ka kapluar jetën e njerëzve. Prej shenjave të vërtetësisë në kapjen për këtë fe është që të dallohet muslimani prej tjerëve në besimin, ibadetin dhe sjelljen e tij dhe mos t’i nënshtrohet presionit të rrethit dhe shoqërisë. Muslimani i vërtetë dallohet prej tjerëve me besimin e shëndoshë kur tjerët knë besime të shtrembëruara, me kapje për sunnet, kur tjerët kapën për bidate, me fjalë dhe vepra të vërteta, kur tjerët gënjen në çdo gjë, me ibadet kur tjerët vetë lozin, më moral të mirë, kur tjerët s’kanë kurnjëfar morali, me heshtje kur tjerët miren me thashethëme, miret me vetveten kur tjerët miren më njëri tjetrin, miret me davet dhe xhihad kur tjerët miren me dunja dhe epshet e saja, etj. S’ka dyshim se vështirësitë janë të mdha, mirëpo përfundimi është i mirë në dunja dhe ahiret. Këto janë disa cilësi të gurbetlive për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Xhenneti qoftë për këta gurbetli. Pak njerëz të mirë në shumicë të njerëzve të këqinj, ata ë i respektojnë janë ma pak se ata që nuk i repsktojnë”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

 

12- Pranimi i të vërtetës dhe nënshtrimi ndaj tij.

 

Prej shenjave të vërtetësisë te besimtari është nënshtrimi ndaj të vërtetës dhe pranimi i të vërtetës pa marur para sysh se nga i vjen. Muslimani i vërtetë vazhdimisht e kërkon të vërtetën me të cilën e adhuron dhe i afrihet All-llahut. Nëse i shfaqet argumenti dhe i bëhet e qartë e vërteta gëzohet dhe e arrinë synimin e vet, ai asnjëherë nuk e refuzon të vërtetën pa marur para sysh se kush e thotë, njeri i madh ose i vogël, armik ose mik.

Si të arrijmë deri të vërtetësia

 

Vetëm njohja e mjeteve që të shpejnë në vërtetsi nuk të bënë musliman të vërtetë, nëse njeriu edhe në zbatimin e këtyre mjeteve nuk është i vërtetë. Atëherë kur All-llahu e kupton vërtetësinë e e njeriut në këtë drejtim, e udhëzon në këtë rrugë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ...} (العنكبوت: 69)ز

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne…”. (El-Ankebut: 69).

Në vijim do t’i përmendim mjetet kryesore se si arrihet deri të vrtetësia:

 

1- Tevhidi dhe besimi i shëndoshë.

 

Realizimi i tevhidit dhe pastrimi i besimit i sjell njeriut vërtetësi dhe sinqeritet, aq sa ma tepër e zbaton tevhidin aq ma tepër shfaqet vërtetësia në jetën e tij, sepse në shumicën e rasteve njeriu gënjen shkaku i frikës prej ndonjë krijese ose shpresimin e ndonjë krijese, gjë që është në kundërshtim me besimin e shëndoshë. Nëse njeriu posedon tevhid të pastër dhe besim të shëndoshë dukuritë e gënjeshtrës dhe nifakut asgjësohen nga jeta e tij, sepse ai e ka drejtuar fytyrën e tij kah All-llahu me frikë dhe shpresë, me dashuri dhe madhërim.

 

2- Besimi në Ditë të Ahiretit dhe bindja në takimin me All-llahun.

 

Ai që me të vërtetë i beson Ditës së Kijametit, të llogarisë dhe shpërblimit me xhennet ose xhehenem, gjithsesi duhet të jetë i vërtetë në të gjitha çeshtjet e tija. Nëse rëshqet ndonjë herë, ai së shpejti e përmirëson këtë duke bërë teube dhe istigfarë, sepse ai që është i bindur se do të del para All-llahut ku do të ketë paraqitje precize të çdo fjale dhe të çdo vepre, do të kujdeset që në dunja e tërë jeta e tij të jetë e ngjyrosur me ngjyrë të vërtetësisë, sepse ai është i bindur se në ahiret vetëm vërtetësia bënë dobi, “Kjo është dita që të vërtetëve u bën dobi vërtetësia e tyre”. (El-Maide: 119).

Besimi në ahiret dhe në takimin me All-llahun është ajo që i shtynë besimtarët ta respektojnë Zotin e tyre, të sakrifikojnë në rrugë të All-llahut çdo gjë, po mos të ishte vërtetësia e besimit të tyre, nuk do të shiheshin këto heroizma të vërtetë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ لَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أَنْ يُجَاهِدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ (*) إِنَّمَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ فَهُمْ فِي رَيْبِهِمْ يَتَرَدَّدُونَ}(التوبة: 44- 45)

“Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre”. (Et-Teube: 44-45).

 

3- Mos mbështetja në dunja.

 

Largimi nga bota e mashtrimit, animi nga bota e përhershmërisë dhe përgaditja për vdekje para se të vijë, janë elemente shumë me rëndësi për praninë e vërtetësisë në jetën e muslimanit. Kurse fundosja në epshet e kësaj bote, në lukset dhe mbështjeta në to shkakton gaflet, pakujdesi ndaj ahiretit, ia shpartallon zemrën, ia angazhon mendjen duke menduar si ta fitojë dhe frikësohet nga humbja e saj. Kjo shkakton dobësimin e vërtetësisë në zemrën e besimtarit.

 

4- Shoqërimi me burra të vërtetë.

 

Shoqërimi me besimtarë të vërtetë i shkakton dobi të madhe atij që shoqërohet me ta, kjo është e njohur nga përvoja. Njeriu bjer në ndikin të rrethit ku jeton dhe nga shoqëria me të cilën shoqërohet. Kjo është ajo që dijetarët e pedagogjisë dhe psikologjisë e quajnë shembëlltyrë. Prania e shembëlltyrave të vërteta medoemos do të ndikon në ata që shoqërohen me ta, ashtu sikurse shoqërimi me munafikë, gënjeshtarë dhe manipulues do të ndikon në ta. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ}(التوبة: 119)

“O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të vërtetit”. (Et-teube: 119). Qëndrimi me të vërtetit është rruga deri të vërtetësia dhe përvehtësimi i cilësive dhe moralit të tyre.

Jusuf El-Vai thotë: “Jetesa me të vërtetit është një dhuratë të cilën nuk e arrijnë askush përveç atij që është i lumtur, përzierja me ta është një komoditet të cilin e përjeton vetëm ai që ka sukses dhe shoqërimi me ta është siguri, këtë vetëm të mençurit dhe largpamësit e kuptojnë. Sepse gënjeshtarët kanë ndërgjegje të fëlliqur, nuk u besohet, nuk mundet të mëbshtetesh në fjalët e tyre e as të qetësohesh në veprat e tyre. Prej cilësive të të vërtetëve është tejdukshëmria dhe qartësia, pastërtia, burrëria dhe besnikëria…”.

 

5- Mendimi rreth përfundimit të vërtetësisë.

 

Na mjafton si mjetë për të arritur te vërtetësia dhe ta përvehtësojmë si sjellje shikimi mbi përfundimin e e lavdëruar që e ka vërtetësia, në dunja shkakton rritje dhe bereqet, shpëtim prej ngushtësirave të ndryshme të saja, fiton dashurinë dhe nderimin e njerëzve, kurse në ahiret asnjë vepër nuk vlen dhe nuk ka dobi përveç atyre veprave që janë të sinqerta dhe të vërteta.

 

6- Bërja sa ma tepër vepra të mira.

 

Shtimi i veprave të mira sidomos të atyreve që i fsheh besimtari konsiderohet si mjet që i mundëson muslimanit të arrijë deri te vërtetësia dhe sinqeriteti. Sepse veprat e mira i mundësojnë dashurinë e All-llahut, kurse kjo i mundëson që gjymtyrët e tija të veprojnë sipas asaj që e kënaq All-llahun, ndërsa kjo është realiteti i vërtetësisë. Aq sa ma tepër muslimani i fsheh veprat nafile, aq është ma afër vërtetësisë dhe sinqeritetit.

 

7- Kujdesi për të folur drejt dhe largimi nga gënjeshtra.

 

Edukimi i vetvetes që çdo herë të flasish të vërtetën dhe ta luftosh për këtë gjë, kjo është fillimi i rugës që të shpien në vërtetësin e plotë për çdo gjendje, bile të mundëson të arrishë gradën e lartë të vërtetësisë. “Vazhdon robi të jetë i vërtetë derisa të regjistrohet te All-llahu, siddik- shumë i vërtetë”.

Në këtë kontekst është edhe largimi prej veprave për të cilat më vonë do të kërkonë falje për to. Vepra që nëse dëshiron t’i arsyetojë detyrimisht do të duhet të rrejë, andaj muslimani duhet maksimalisht të largohet prej veprave, për të cilat më vonë do të kërkon falje, nëse dëshiron të arrijë te vërtetësia.

 

8- Lutjet e shumta drejtuar All-llahut.

 

Të gjitha mjetet që i përmendëm deri tani nuk mund ti sjellin njeriut vërtetësi nëse All-llahu nuk i jep sukses dhe nëse Ai nuk i ndihmonë që të arrijë këtë virtytë. Të gjitha çeshtjet janë në Dorë të All-llahut, andaj ska as forcë e as mundësi përveç se me All-llahun, për këtë nëse All-llahu largohet nga muslimani vetëm një çast, do të shkatërrohej ky musliman. Për këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh e bëntë këtë lutje:

(( يَا حَيُّ يَا قَيُّمُ بِرحمَتِكَ اَسْتَغِيثُ أَصْلِحْ ليِ شَأْنيِ كُلَّهُ وَ لاَ تَكِلْنيِ إِلىَ نََفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ ((

Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she`ni kul-leha ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin.

(O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit) (Hakimi, hadithi është hasen).

Dëshirojmë të tregojmë se mjeti më i madh për të arritur vërtetësi është lutja e sinqertë që All-llahu të të orijentojë nga vërtetësia. All-llahu [subhanehu ve teala] e mësoi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të lutet dhe të thotë:

{ وَقُلْ رَبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَلْ لِي مِنْ لَدُنْكَ سُلْطَانًا نَصِيرًا}(الإسراء: 80)

“Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”. (El-Isra: 80).

Category: Hutbe | Added by: Ikre-ks (2009-06-22) | Author: Lavdrim
Views: 649 | Rating: 5.0/1 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Statistikat
New Page 2
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counter Sot 168
mod_vvisit_counter Dje 246
mod_vvisit_counter Këtë javë 168
mod_vvisit_counter Javën e kalume 1674
mod_vvisit_counter Këtë muaj 2421
mod_vvisit_counter Muajin e kalume 9652
mod_vvisit_counter Gjithsej 96669

Kohet e Namazit
New Page 1

Kohet e Namazit

Vaktija
Më të Shkarkuaret
New Page 1

Perkujtimi i vdekjes

506

Pyetje Përgjigje

387

Pse dhe si te pendohem...

356

Qellimi i jetes ?

325

Arti i sherimit te gab...

315

Dosjet më të reja
New Page 1

Dosjet më të reja

Dallimi mes miqëve të A...

2009-09-28

Kamata & Borxhi

2009-09-28

Ti je shkaktari që e pen...

2009-09-28

Rolli i burrave për mbul...

2009-09-28

Mashtrimet e shejtanit

2009-09-28

 

Einlogen
Donatoret
New Page 1
Ajeti i Radhës
New Page 1
“Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.”
(En Neml, 80)
 
Reklama
New Page 1

...Free website builderuCoz